Politike

Raporti i OSBE/ODIHR, Basha publikon videon: Të ndëshkohen autorët e masakrës zgjedhore, shqiptarët meritojnë zgjedhje të

28 Korrik 2021, 16:35 Nga DOSJA
Raporti i OSBE/ODIHR, Basha publikon videon: Të ndëshkohen

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike ka publikuar një video që flet mbi parregullsitë dhe shkeljet që u raportuan nga raporti i OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet e 25 prillit. Krah videos, Basha shkruan se 25 orilli ishte një masakër zgjedhore dhe se autorët e saj duhen ndëshkuar.

Sipas kryedemokratit, pa u ndëshkuar autorët e kësaj masakre, pa u kthyer legjitimiteti në vend, nuk do të kemi një pushtet të njerëzve për njerëzit

“25 prilli ishte një masakër zgjedhore! Këtë e dinë të gjithë shqiptarët, këtë e konfirmon edhe OSBE/ODIHR. Partia Demokratike ka depozituar 185 padi penale në SPAK dhe në prokuroritë e rretheve për krimet zgjedhore. Ne presim drejtësi, sepse shqiptarët meritojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Pa u ndëshkuar autorët e kësaj masakre, pa u kthyer legjitimiteti në vend, nuk do të kemi një pushtet të njerëzve për njerëzit, por sundimin e një pakice të korruptuar që varfëron dhe shpopullon Shqipërinë,”- shkruan Basha. 

OSBE-ODIHR publikoi dy ditë më parë raportin përfundimtar për zgjedhjet, ku nënvizoi të gjitha faktet për ecurinë dhe mbarëvajtjen 25 prillit. Me kritika, raportime dhe rekomandime, OSBE theksoi se zgjedhjet parlamentare ishin përgjithësisht të organizuara mirë nga Administrata Zgjedhore, por qytetarët u vunë nën preson për të votuar për partinë në pushtet. Në raport theksohej se Partia Socialiste keqpërdori fondet publike, shpërndau paratë e rindërtimit pas tërmetit tragjik dhe rriti punësimet në administratë për të përfituar vota.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike lulzim basha raporti i osbe per 25 prillin lulzim basha raporti i osbe per 25 prillin

Sondazh

Poll