Politike

Rrëfehet Fatos Tushe: Nuk kam pasur autoritet lidhur me tenderin. Ibrahim Lamin? Po, e njoh por…

28 Korrik 2021, 10:57 Nga DOSJA
Rrëfehet Fatos Tushe: Nuk kam pasur autoritet lidhur me tenderin. Ibrahim

TIRANË– Ish-kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe ka dalë sot para trupës gjykuese të Apelit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimi të Organizuar. Gazetarja Klodiana Lala ka bërë me dije se gjatë seancës, Tushe nuk e ka mohuar njohjen me biznesmenin Ibrahim Lami, me të cilin doli në përgjime duke komunikuar për tenderat. Megjithatë në rrëfimin e tij para togave të zeza ka shtuar se ai nuk ka lidhje me abuzimin pasi nuk ka kompetenca.

“E njoh Ibrahim Lamin, por s’kam asnjë lidhje me veprime që bien ndesh me detyrën. Nuk kam pasur asnjë autoritet mbi tendrin, nuk kam qenë as kryetar dhe as ent prokurues, ka qenë Drejtoria e Punëve Publike dhe jo Bashkia e Lushnjës,”-është shprehur ai.

Fatos Tushe u arrestua nën akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës, ndërkohë që kërkesë për një masë më të butë kanë bërë dhe vartësit e tij në Bashkinë e Lushnjes. Ish-kryebashkiaku, u shkarkua të nesërmen e arrestimit, me firmë të kryeministrit Edi Rama, i cili ka thënë se Tushe duhet të përballet me drejtësinë pa mbështetjen e PS-së.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike arrestimi i fatos tushes fatos tushe spak ne lushnje arrestimi i fatos tushes fatos tushe spak ne lushnje

Sondazh

Poll