Aktualitet

Kanosi policinë me pistoletë imituese, arrestohet 36-vjeçari së bashku me të vëllain në Kurbin, i dehur në timon kryente

28 Korrik 2021, 07:27 Nga DOSJA
Kanosi policinë me pistoletë imituese, arrestohet 36-vjeçari

KURBIN- Dy vëllezër kanë rënë në prangat e policisë pasi po kryenin manovra të rrezikshme në aksin Milot-Mamurras.

Sikur të mos mjaftonte shkelja ata kundërshtuan dhe kërcënuan policinë, ku 36-vjeçari i dientifikuar si Fation Lika i cili drejtonte mjetin në gjendje të dehur i ka drejtuar një pistoletë imituese oficerëve të policisë.

Në pranga ka rënë dhe vëllai i tij, Klodian Lika për kundërshtimin e zyrtarëve të rendit, dy vëllezërit janë figura të njohura për policinë pasi rezultonin me pecedentë penalë.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Kurbin

Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë dhe i kanosi ata më pistoletë imituese, pas disa minutash ndjekjeje kapet dhe vihet në pranga 36-vjeçari.

Gjithashtu, vihet në pranga dhe vëllai i tij, pasi kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë.

Shërbimet e Policisë Rrugore, në rrugën dytësore Milot-Mamurras, kanë konstatuar një drejtues mjeti që po kryente manovra të rrezikshme dhe nuk kishte vendosur rripin e sigurimit. Pasi shërbimet i kanë bërë shenjë ndalimi, drejtuesi është larguar me shpejtësi duke rrezikuar punonjësit e Policisë.

Pasi janë venë në ndjekje të tij, shërbimet e kanë konstatuar sërish në fshatin Malbardhë, Kurbin, drejtuesin e mjetit, i cili ka kundërshtuar shoqërimin, duke i drejtuar punonjësve të Policisë një armë në dukje zjarri pistoletë dhe me ndihmën e një shtetasi tjetër ka mundur të largohet.

Në ndihmë të Policisë Rrugore kanë shkuar forca e posaçme “Shqiponja”, Forca Operacionale e DVP Lezhë dhe shërbimet e Policisë Kurbin, të cilat falë veprimeve të shpejta kanë arritur të bëjnë identifikimin, lokalizimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:

-F. L., 31 vjeç, me precedentë të mëparshëm kriminal në fushën e armëmbajtjes pa leje, vjedhjes, kundërshtim me dhunë të punonjësit të Policisë dhe K. L.(vëllezër), banues në Kurbin.

Gjatë kontrollit me alkoolmatësin (drager) ka rezultuar se shtetasi F. L. drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë u sekuestrua një pistoletë imituese, me të cilën ky shtetas dyshohet të ketë kanosur punonjësit e Policisë, si dhe 2 automjete.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet fation lika klodian lika fation lika klodian lika

Sondazh

Poll