Aktualitet

S’ka më borxhe me shtetin amerikan! “Shqiptari më i urrer në SHBA” pa detyrime, qeveria i shet albumin e Wu-Tang Clan,

28 Korrik 2021, 06:37 Nga DOSJA
S’ka më borxhe me shtetin amerikan! “Shqiptari më i urrer

SHBA- Një album i pabotuar i Wu-Tang Clan që sipërmarrësi i “Pharma Bro” Martin Shkreli humb pasi u dënua për mashtrim, u shit! Prokurorët e çështjes kanë bërë me dije se shuma ishte e mjaftueshme për të mbyllur pjesën tjetër të borxhit prej 7.4 milion$ që i riu me origjinë shqiptare i ka shtetit amerikan pas dënimit në vitin 2018.

Sipërmarrësi dikur mburrej se kishte paguar 2 milion dollarë në 2015 për të marrë në duart e tij albumin me 31 këngë, që Wu-Tang Clan kaloi gjashtë vjet duke krijuar. Shkreli më pas e nxorri blerjen e tij për shitje online, ku oferta fillestare ishte pak më shumë se një milion dollarë.

Albumi ishte i paketuar në një kuti argjendi dhe nikeli të punuar me dorë, i cili përfshin një libër me 174 faqe të mbështjella me lëkurë – për t’u parë si një pjesë e artit bashkëkohor.

“Me shitjen e sotme të këtij albumi, pagesa e tij ndaj shteti është e plotë,”-tha avokati Jacquelyn M Kasulis. Po ashtu autoritetet thanë se kontrata e shitjes për albumin përmbante një dispozitë konfidencialiteti që mbron informacionin në lidhje me blerësin dhe çmimin.

Shkreli, 38 vjeç, është planifikuar të lirohet në tetor 2022 pas vuajtjes së një dënimi me 7 vite në burg. Ai u procedua penalisht pasi fitoi famë në 2015 kur rriti me 5,000% çmimin e Daraprim, një ilaç më parë i lirë që përdoret për të trajtuar toksoplazmozën, një infeksion parazitar që mund të jetë fatal për njerëzit me virusin e AIDS ose ndonjë tjetër çrregullimei në sistemin imunitar.

Marrë nga TheGuardian

(k.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet martin shkreli martin shkreli

Sondazh

Poll