Bota

“Ma lirë po na kushton me ble kerr”, emigrantët në Kosovë ankohen për çmimet e larta të aviobiletave

28 Korrik 2021, 08:13 Nga DOSJA
“Ma lirë po na kushton me ble kerr”, emigrantët në

KOSOVË– Një numër i madh emigrantësh nga Kosova kanë zgjedhur që ushëtimet e tyre ti bëjnë me makinë apo me autobus, pasi biletat e avionëve kanë kosto shumë të lartë që nuk mund të përballohet nga të gjithë.

Emigrantët kanë folur për mediat duke thënë se këtë lloj transporti janë detyruar ta zgjedhin për shkak të çmimeve të avio biletave trefish më të larta dhe më lirë u kushton të blejnë një makinë sesa të udhëtojnë me aeroplan. Sipas tyre nga Zvicra në Kosovë dhe anasjelltas, një biletë fluturimi kushton deri në 500 euro për person.

“Veç me ble ni kerr ma lirë po na bahet edhe me ardhë me to. Shumë janë rritë çmimet. Ska lidhje kur i rezervon, gjithmonë 500-600 euro po bahet, thu ti që po shkon në Dubai”, tha një nga ta.

“Rritje katastrofë me i rritë çmimet trefish me i detyru popullin me ardhë me autobusë, kjo është katastrofë. Unë jam vet i 6-ti, katër fëmijë. Me aeroplan kushton 3-4 mijë euro, me kerr vij me 1000 euro”, u shpreh një tjetër mërgimtar.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora cmimet e fluturimeve kosove cmimet e fluturimeve kosove

Sondazh

Poll

Bota 28 Korrik 2021, 06:32

KOSOVË– Lindita Zeka është nëna e njërës nga të mbijetuarat që ishin të pranishëm në autobusin që u rrëzua në Kroaci ku gjetën vdekjen 10 persona. Ajo ka f...

Bota 28 Korrik 2021, 06:28

KOSOVË– 10 trupat e viktimave të aksidentit tragjik në Kroaci janë kthyer sot në Kosovë përmes kufirit të Malit të Zi dhe Shqipërisë. Pas mbërritjes së Kos...