Bota

Julian Assange i hiqet shtetësia ekuadoriane, Gjykata gjen probleme

28 Korrik 2021, 07:07 Nga DOSJA
Julian Assange i hiqet shtetësia ekuadoriane, Gjykata gjen probleme

KUITO– Gjykata e Ekuadorit ka vendosur që t’i kthejë pas nënshtetësinë themeluesit të WikiLeaks, Julian Assange. Sipas “The Guardian”, një gjykatë administrative në Kuito vendosi ishin kryer gabimet procedurale kur Assange-it i kishin dhënë nënshtetësinë.

Autoritetet ekuadoriane thanë se letra e natyralizimit të Assange kishte shumë mospërputhje, nënshkrime të ndryshme, të cilat nuk e lejonin që të mbante shtetësinë e tyre. Carlos Poveda, avokati i Assange, tha se vendimi u mor pa një proces të rregullt dhe Assange nuk u lejua të paraqitej në çështje.

“Në datën kur [Assange] duhet të ishte në gjyq, kishte një krizë shëndetësore brenda vendit ku ai po mbahet,”-tha ai.  Assange mori nënshtetësinë ekuadoriane në Janar 2018 si pjesë e një përpjekjeje të dështuar nga qeveria e Presidentit të atëhershëm Lenín Moreno për ta kthyer atë në një diplomat. Duke e parë si të vetmen mënyrë për ta nxjerrë nga ambasada në Londër.

Assange u arrestua në prill 2019 pasi kaloi shtatë vjet në ambasadën ekuadoriane ku u fsheh pasi shkeli kriteret e lirimit me kusht. Ai akuzohet për spiunim kundër Shteteve të Bashkuara, ku përballet me 175 vjet burg për publikimin e më shumë se 700,000 dokumenteve konfidenciale në lidhje me veprimtaritë ushtarake dhe diplomatike të SHBA që nga viti 2010, veçanërisht në Irak dhe Afganistan.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota julian assange julian assange

Sondazh

Poll

Bota 28 Korrik 2021, 06:32

KOSOVË– Lindita Zeka është nëna e njërës nga të mbijetuarat që ishin të pranishëm në autobusin që u rrëzua në Kroaci ku gjetën vdekjen 10 persona. Ajo ka f...

Bota 28 Korrik 2021, 06:28

KOSOVË– 10 trupat e viktimave të aksidentit tragjik në Kroaci janë kthyer sot në Kosovë përmes kufirit të Malit të Zi dhe Shqipërisë. Pas mbërritjes së Kos...