Bota

28 Korrik 2021, 06:32 Nga DOSJA

KOSOVË– Lindita Zeka është nëna e njërës nga të mbijetuarat që ishin të pranishëm në autobusin që u rrëzua në Kroaci ku gjetën vdekjen 10 persona. Ajo ka folur për Kosovapress ku ka thënë se mezi priste të shihte vajzën.

Lindita doli ta priste vajzën e saj në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë dhe  ka treguar përjetimet e saj kur kuptoi për tragjedinë, në aksidentin e së cilit, kishte pësuar lëndime edhe vajza e saj

”Me padurim jam duke e pritur. Shpreh ngushëllime të gjithë familjarëve për këtë tragjedi kaq të madhe. Fatbardhësisht mua më shpëtoi vajza. Vetëm vajza ime, nga ne, ka qenë duke ardhë nga Frankfurti për Gjakovë. Nuk ka fjalë me përshkru shpirtin e një nëne, një familje apo një prindi për këtë lloj tragjedie kaq të madhe. Nuk kam fjalë me përshkru. Veç ta shoh vajzën njëherë në këmbë, nuk po dua kurgjë tjetër”, shprehet ajo mes lotësh.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora lindita zeka rrezohet autobusi kosovar ne kroaci tragjedi ne kroaci lindita zeka rrezohet autobusi kosovar ne kroaci tragjedi ne kroaci

Sondazh

Poll

Bota 28 Korrik 2021, 06:28

KOSOVË– 10 trupat e viktimave të aksidentit tragjik në Kroaci janë kthyer sot në Kosovë përmes kufirit të Malit të Zi dhe Shqipërisë. Pas mbërritjes së Kos...