Bota

Horror në Irlandë, një foshnje vritet me thikë dhe një fëmijë plagoset rëndë, në pranga një grua e dyshuar si autore

28 Korrik 2021, 06:59 Nga DOSJA
Horror në Irlandë, një foshnje vritet me thikë dhe një

IRLANDA E VERIUT– Një fëmijë 2 muajsh është goditur me thikë për vdekje dhe një tjetër i moshës 2-vjeçare është plagosur në Belfast të Irlandës së Veriut.

Sipas The Sun, një grua është arrestuar në lidhje me vrasjen dhe plagosjen dhe ka nisur një hetim ndaj saj. Policia dhe ambulanca u dërguan me nxitim në një shtëpi në zonën e Parkut Brompton pak pas orës 20:00.

Shërbimi i Ambulancës në Irlandën e Veriut mori një telefonatë në 20:16 të martën 27 korrik pas raporteve të një incidenti në zonën Ardoyne të Belfastit të Veriut.’‘- tha një zëdhënës i shërbimit të ambulancës.

Banorët lokalë u tha të ishin në një gjendje shoku pas vrasjes tragjike.

Nga ana e policisë ende nuk bëhen të ditura detaje në lidhje me ngjarjen shokuese, dhe nuk është konfirmuar lidhja e gruas së arrestuar me dy fëmijët e sulmuar me thikë.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota vritet nje foshnje ne britani vritet nje foshnje ne britani

Sondazh

Poll

Bota 28 Korrik 2021, 06:32

KOSOVË– Lindita Zeka është nëna e njërës nga të mbijetuarat që ishin të pranishëm në autobusin që u rrëzua në Kroaci ku gjetën vdekjen 10 persona. Ajo ka f...

Bota 28 Korrik 2021, 06:28

KOSOVË– 10 trupat e viktimave të aksidentit tragjik në Kroaci janë kthyer sot në Kosovë përmes kufirit të Malit të Zi dhe Shqipërisë. Pas mbërritjes së Kos...