Bota

Aksident i rëndë në Indi! Kamioni godet autobusin, vdesin 18 punëtorë

28 Korrik 2021, 08:01 Nga DOSJA
Aksident i rëndë në Indi! Kamioni godet autobusin, vdesin 18

INDI– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Indi ku së paku 18 punëtorë emigrantë kanë vdekur, pasi një kamion u përplas me autobusin me të cilin po udhëtonin në rajonin verior të Indisë, Uttar Pradesh.

BBC raporton se udhëtimi i tyre prej 1.300 kilometrash nga Haryana në vendlindjen Bihar mbeti në gjysmë, kur autobusi u prish në distriktin Barabanki. Disa prej punëtorëve ende ndodheshin në autobus, ndërsa të tjerët po flinin afër tij, kur aksidenti ndodhi në orët e para të ditës së sotme. Policia se autobusi ishte më i ngarkuar sesa kapaciteti që kishte.

Një zyrtar policor në Barabanki tha se disa pasagjerë vendosën të flinin afër autobusit, përderisa shoferi po kërkonte një mekanik për ta rregulluar autobusin.

“Është një incident fatkeq. Autobusi ndoshta u prish, sepse kishte rreth 140 pasagjerë, kur kapaciteti i tij ishte 65.” , tha zyrtari policor, Yamuna Prasad.

Kryeministri Narendra Modi shprehu ngushëllime për familjet e viktimave dhe njoftoi për ndarjen e rreth 2.700 dollarëve për to, ndërsa rreth 650 dollarë do të ndahen për secilin të lënduar. Punëtorët nga Bihari shpesh udhëtojnë në rajone më të zhvilluara të Indisë për të gjetur punë. Ata kryesisht udhëtojnë me trena dhe autobusë për t’u kthyer në shtëpi për shkak të çmimit më të lirë.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota indi vdresin 18 persoan ne indi indi vdresin 18 persoan ne indi

Sondazh

Poll

Bota 28 Korrik 2021, 06:32

KOSOVË– Lindita Zeka është nëna e njërës nga të mbijetuarat që ishin të pranishëm në autobusin që u rrëzua në Kroaci ku gjetën vdekjen 10 persona. Ajo ka f...

Bota 28 Korrik 2021, 06:28

KOSOVË– 10 trupat e viktimave të aksidentit tragjik në Kroaci janë kthyer sot në Kosovë përmes kufirit të Malit të Zi dhe Shqipërisë. Pas mbërritjes së Kos...