Bota

28 Korrik 2021, 06:28 Nga DOSJA

KOSOVË– 10 trupat e viktimave të aksidentit tragjik në Kroaci janë kthyer sot në Kosovë përmes kufirit të Malit të Zi dhe Shqipërisë. Pas mbërritjes së Kosovë, trupat fillimisht janë vendosur në morg, ndërkogë që pasditën e sotme u përcollën për në banesë të fundit. Kanë kaluar më shumë se 3 ditë nga ngjarja e rëndë dhe pasi u bë i mundur identifikimi i të 10 viktimave ka nisur rrugëtimi i tyre për tu përcjellë në banesën e fundit.

Ndërkohë që nga spitali kanë dalë edhe të lënduarit e tjerë nga aksidenti tragjik. Të 26 të shtruarit që kanë dalë nga spitali, kanë mbërritur në Kosovë mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00. Ata janë pritur nga familjarët me buqeta me lule, dhe nga Kryeministri Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani. Ndërsa shoferi i autobusit nga Kosova, D.L., i cili po drejtonte mjetin në momentin e aksidentit tragjik, i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 06:20 të mëngjesit të  së dielës, kur autobusi me targa të Kosovës, i cili vinte nga Frankfurti u rrëzua dhe i mori jetën 10 personave, ndërkohë që nga 69 personat e aksidentuar, 15 prej tyre janë fëmijë. Dita e hënë për Kosovën ishte ditë zie, ku në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj,  u ndezën qirinj në nderim të bashkatdhetarëve që humbën jetën në aksident. Shkak për aksidentin siç edhe u deklarua nga prokurorët, është bërë përgjumja e drejtuesit të autobusit. Ai ka humbur kontrollin dhe ka bërë që autobusi të dilte nga rruga, duke shkaktuar tragjedinë, version që është mbështetur edhe nga i arrestuari.

(I.A;d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti rrezohet autobusi kosovar ne kroaci tragjedi ne kroaci vjosa osmani albin kurti rrezohet autobusi kosovar ne kroaci tragjedi ne kroaci vjosa osmani

Sondazh

Poll