Aktualitet

Shtypi gazin dhe u iku RENEA-ve nga duart, Gazmend Cani: Nuk ndalova se isha i frikësuar, s’kam lidhje me drogën

27 Korrik 2021, 19:51 Nga DOSJA
Shtypi gazin dhe u iku RENEA-ve nga duart, Gazmend Cani: Nuk ndalova se isha i

TIRANË– Gazmend Cani, drejtuesi i makinës së llojit “Mercedes Benz” që shtypi gazin dhe u iku forcave RENEA nga duart ka deklaruar në polici se nuk ka pasur lidhje me drogën.

Në dëshminë e tij, sipas gazetares Klodiana Lala, Cani ka deklaruar se nuk ka i është dorëzuar policisë pasi është ndjerë i frikësuar.

“Gazmend Cani, i shoqëruar disa metra më tej vendit ku iu bë thirrje të zbriste nga makina dhe i marrë në pyetje nga policia, ai ka deklaruar se nuk ka ndaluar pasi u ndje i frikësuar. Ndërkaq policia po heton rolin e tij të mundshëm në aktivitetin kriminal,”- tha Lala.

Aksioni u zhvillua në zonën e njohur si “Varri i Bamit” gjatë të cilit u sekuestrua dhe një sasi kokaine prej 1 kilogram e 128 gramë. Gjithsesi, sipas policisë operacioni është ende në vijim. Në mes të aksionit forcat RENEA shtrinë barkas gazetarin Ergys Gjençaj, i cili ndodhej në zonë rastësisht bashkëm e kolegen e tij, Klodiana Lala.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksioni tek vorri i bomit gazmend cani aksioni tek vorri i bomit gazmend cani

Sondazh

Poll