Nuk ka deklaratë përfundimtare! Aksioni tek “Varri i Bamit”, policia: Kemi sekuestruar 1 kilogramë e 128 gramë kokainë,
27 Korrik 2021, 16:45Nga DOSJA
TIRANË– Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë nuk ka ende rezultate përfundimtare në lidhje me operacionin antidrogë të zhvilluar në zonën e njohur si “Varri i Bamit”. Në një njoftim paraprak, Policia e Tiranës bën me dije se është sekuestruar një sasi kokaine prej 1 kilogramë e 128 gramë si dhe janë shoqëruar disa persona. Mes tyre është edhe drejtuesi i mjetit “Mercedez Benz”, Altin Gega, i cili u shpëtoi nga duart forcave RENEA në mes të operacionit.
Në njoftim thuhet se është duke u verifikuar edhe respektimi i proceduarave gjatë ndërhyrjes në operacion, si dhe lidhur me incidentin e ndodhur me gazetarin e TV News 24, Ergys Gjençaj. Sipas policisë, Operacioni është në vijim dhe nuk ka ende një deklaratë përfundimtare për median dhe publikun.
Njoftim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë
Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, mesditën e sotme zhvilloi një operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar një automjet, për ta kontrolluar, por drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të hapur dyert e makinës dhe është larguar me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë. Pas disa minuta ndjekjeje nga ana e Policisë, është bërë i mundur bllokimi i mjetit dhe ndalimi i drejtuesit të tij, i cili është i shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë. Nga ana e strukturave hetimore të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë, po shqyrtohen dhe analizohen veprimet e drejtuesit të mjetit dhe arsyeja e kundërshtimit të urdhrit të punonjësve të Policisë.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 kilogramë e 128 gramë lëndë narkotike të dyshuar kokainë dhe ka shoqëruar disa persona. Operacioni është në vijim dhe në përfundim të veprimeve të para hetimore do ketë një deklaratë përfundimtare për median dhe publikun. Ndërkohë, nga ana e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit është duke u verifikuar respektimi i proceduarave gjatë ndërhyrjes në operacion, si dhe lidhur me incidentin e ndodhur me gazetarin e TV News 24, z.Ergys Gjençaj. Policia e Shtetit mbetet e përkushtuar për të goditur çdo paligjshmëri, për të garantuar transparencë dhe siguruar mediat të kryejnë rolin e tyre. Asnjë incident i izoluar nuk do të ndikojë në këtë angazhim, për më shumë siguri për qytetarët.
TIRANË– Dosja.al la zbardhur detaje në lidhje me operacionin antidrogë që u zhvillua ditë ne sotme tek ‘“Varri i Bamit”. Mësohet se në total janë vënë në p...
TIRANË– Altin Gega, personi që tashmë është në pranga, por që u iku nga duart efektivëve të forcave RENEA në mes të operacionit të organizuar për kapjen e ...
KURBIN – Zjarri në Zhejë të Kurbinit ka shkaktuar dëme të mëdha, ku rreth 7 mijë rrënjë ullinj janë shkrumbuar tërësisht.Banorët janë shprehur për mediat se ja...
LEZHË– Drejtuesit e automjeteve po përballen me një trafik të rënduar në aksin që lidh Lezhën më Shëngjinin, për shkak të rritjes së numrit të pushuesëve. ...
TIRANË– 2 mijë e 456 viktima, 300 raste active dhe 130 mijë e 166 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë. ...
TIRANË– Altin Gega është personi që arriti tu shpëtonte për pak orë forcave RENEA, të cilët kishin organizuar një operacion të posaçëm për kapjen e ...