Aktualitet

Publikohet FOTOJA! Ky është Altin Gega që u iku forcave RENEA nga duart

27 Korrik 2021, 19:12 Nga DOSJA
Publikohet FOTOJA! Ky është Altin Gega që u iku forcave RENEA nga

TIRANËDosja.al ka siguruar foton e Altin Gegës, të riut që tensionoi sot forcat RENEA dhe u shpëtoi atyre nga duart gjatë operacionit që kishin organizuar për kapjen e tij. Në momentin që policia e rrethoi, Altin Gega (Çoku) ishte brenda një mjeti bashkë me dy shokët e tij.

Ai nuk iu bind thirrjeve të policisë, shkeli pedalen e gazit dhe u largua, por vetëm pak orë më pas u vu në pranga bashkë me dy personat e tjerë. Në total janë vënë në pranga pesë persona, katër prej të cilëve janë: Erjon Prengaj, Altin Gega (Çoku), Taulant Çoku dhe Gentjan Kore.

Aksioni u zhvillua në zonën e njohur si “Varri i Bamit” gjatë të cilit u sekuestrua dhe një sasi kokaine prej 1 kilogram e 128 gramë. Gjithsesi, sipas policisë operacioni është ende në vijim. Në mes të aksionit forcat RENEA shtrinë barkas gazetarin Ergys Gjençaj, i cili ndodhej në zonë rastësisht bashkëm e kolegen e tij, Klodiana Lala.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksioni tek vorri i bomit altin gega aksioni tek vorri i bomit altin gega

Sondazh

Poll