Aktualitet

U lirua nga burgu pasi vrau shokun, publikohet videoja e Marjus Demës, miku i tij e pret dhe i hedh krahun në qafë: Të dua v

27 Korrik 2021, 19:40 Nga DOSJA
U lirua nga burgu pasi vrau shokun, publikohet videoja e Marjus Demës, miku

TIRANË– Marjus Dema, 28-vjeçari që u lirua nga burgu pak më shumë se dy muaj nga dita që vrau shokun e tij Memet Qema është pritur nga një tjetër mik. Bëhet fjalë për Blerim Hotin, të njohur ndryshe si Limi Hoti, i cili u vu gjithashtu në pranga për të njëjtin krim, por që më vonë u lirua nga qelia.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Hoti i hedh krahun në qafë Demës dhe i thotë: Shyqyr që ke dalë shnosh vllau im, të dua vëlla.

“Faleminderit, të dua dhe unë vëlla,”- ia kthen Dema.

Marjus Dema u lirua sot. Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për të, nga “arrest me burg” në “arrest shtëpi”, duke i dhënë lirinë të riun që shkrepi armën me të cilën u vra Mehmet Qema, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 10 majit të këtij viti.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet blerim hoti marjus dema blerim hoti marjus dema

Sondazh

Poll