Nuk i gjendet trupi prej katër orësh, flet babai i të miturës që u mbyt në Bunë: S’dinte not, e ka marrë lumi
27 Korrik 2021, 17:57Nga DOSJA
SHKODËR– Babai i të miturës që u mbyt sot teksa lahej në lumë tregon se e bija nuk e dinte notin.
Në një prononcim për Panorama, babai i 13-vjeçares tregon se të tre fëmijët e tij kanë shkuar të lahen sot bashkë me një tjetër person, por që ai nuk e di saktësisht se si ka ndodhur mbytja e të bijës, të cilës nuk i është gjendur ende trupi.
“Kanë ardhur për tu larë. Nuk ka ditur notin, tamam saktësisht nuk di të them. E ka marrë rrjedha e lumit. Jam pa fjalë. Ishin tre fëmijet, dy vajzat dhe djali. Nuk kam çfarë të them. Nuk kanë ardhur shpesh për tu larë në këtë zonë. Kanë qenë të tre dhe një person tjetër, por saktësisht nuk mund ta them,”- ka treguar babai i 13-vjeçares.
E mitura u mbyt rreth orës 16:00 të ditës së sotme, por trupi i saj nuk është gjetur ende. Polumbarët janë ende në kërkim.
(f.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– 7 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, janë vënë në pra...
TIRANË– Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë nuk ka ende rezultate përfundimtare në lidhje me operacionin antidrogë të zhvilluar në zonën e njohur si “Varri...
TIRANË– Dosja.al la zbardhur detaje në lidhje me operacionin antidrogë që u zhvillua ditë ne sotme tek ‘“Varri i Bamit”. Mësohet se në total janë vënë në p...
TIRANË– Altin Gega, personi që tashmë është në pranga, por që u iku nga duart efektivëve të forcave RENEA në mes të operacionit të organizuar për kapjen e ...
KURBIN – Zjarri në Zhejë të Kurbinit ka shkaktuar dëme të mëdha, ku rreth 7 mijë rrënjë ullinj janë shkrumbuar tërësisht.Banorët janë shprehur për mediat se ja...
LEZHË– Drejtuesit e automjeteve po përballen me një trafik të rënduar në aksin që lidh Lezhën më Shëngjinin, për shkak të rritjes së numrit të pushuesëve. ...
TIRANË– 2 mijë e 456 viktima, 300 raste active dhe 130 mijë e 166 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë. ...