Aktualitet

5 të arrestuar në total! Si u zhvillua operacioni tek “Varri i Bamit”, një polic u infiltrua, do blinte kokainën e fsheh

27 Korrik 2021, 16:41 Nga DOSJA
5 të arrestuar në total! Si u zhvillua operacioni tek “Varri i

TIRANË– Dosja.al la zbardhur detaje në lidhje me operacionin antidrogë që u zhvillua ditë ne sotme tek ‘“Varri i Bamit”. Mësohet se në total janë vënë në pranga pesë persona, bashkë me të riun e identifikuar si Altin Gega, i cili u shpëtoi për pak orë duarve të RENEA-s.

Bashkë me Gegën janë vënë në pranga dhe katër persona të tjerë, dy prej të cilëve janë kapur në ambjentet e një lokali ,ku qëndronin të pozicionuar për të monitoruar operacionin e shkëmbimit të kokainës me sasinë e eurove. Ka qenë një efektiv policie ai që është infiltruar dhe që supozohej se do të blinte drogën e fshehur në një kuti pice. Në momentin e shkëmbimit, ka ndërhyrë RENEA.

Këtu Altin Gega bashkë me dy shokët e tij janë larguar me 1.5 kilogramë kokainë dhe një sasi eurosh me vete, duke lënë pas efektivët që u përplasën me gazetarët Ergys Gjençaj dhe Klodiana Lala që ndodheshin rastësisht në vendngjarje. Gega dhe shokët e tij u prangosën pak orë më vonë. Kokaina dhe paratë janë sekuestruar gjithashtu.  

LAJM KRYESOR: Aksion anti-drogë tek “Varri i Bamit”! RENEA-ve u në mes të operacionit i shumëkërkuari, e kapin disa orë pas ndjekjes. Shtrijnë në tokë gazetarin që po i filmonte. Ndalohen tre persona të tjerë

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksioni tek vorri i bomit altin gega aksioni tek vorri i bomit altin gega

Sondazh

Poll