Politike

“Kush je ti moj që filmon”, Meta publikon pamjet kur policia shtrin në tokë gazetarin: Zero tolerancë për këtë dhunë

27 Korrik 2021, 19:02 Nga DOSJA
“Kush je ti moj që filmon”, Meta publikon pamjet kur policia

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka dënuar dhunën e ushtruar sot kundrejt gazetarit Ergys Gjençaj, i cili u ndodh rastësisht bashkë me kolegen e tij Klodiana Lala në vnedin ku po zhvilohetj një aksion policie dhe filmoi. Në një status në Facebook, Meta ka publikuar pamjet nga momenti kur një efektiv shtrin në tokë gazetarin dhe shkruan se kjo dhunë arbitrare duhet ndëshkuar.

Dënoj me forcë dhunën arbitrare të punonjësve të Policisë së Shtetit ndaj gazetarit të “News 24”, Ergys Gjençaj. Dënoj me forcë dhunën arbitrare të punonjësve të Policisë së Shtetit ndaj gazetarit të “Neës 24”, Ergys Gjençaj, i cili ishte në krye të detyrës dhe që gjithmonë ka dëshmuar profesionalizëm të lartë për informimin publik.

Ky rast i përsëritur i cënimit fizik të reporterëve meriton ndëshkim ligjor dhe është një tjetër incident i rëndë, që dëshmon se përdorimi i pajustifikuar i dhunës, veçanërisht ndaj përfaqësuesve të medias, është kthyer në një mentalitet shqetësues në radhët e Policisë, që duhet trajtuar me zero tolerancë, në përputhje me ligjin. Duke shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e plotë për të gjithë gazetarët kurajozë dhe të pavarur, theksoj se liria e medias është thelbësore për demokracinë dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian,”– shkruan Meta.

Reagimi i Metës vjen pasi gazetari Ergys Gjençaj u shtri përtokë nga efektivët e forcave RENEA dhe iu mor telefoni, me të cilin po filmonte momentet kur drejtuesi i një automjeti “Benz” iu arratis policisë gjatë një operacioni anti-drogë te Varri i Bamit.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike aksioni tek vorri i bomit ilir meta aksioni tek vorri i bomit ilir meta

Sondazh

Poll

Politike 27 Korrik 2021, 15:46

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas incidentit që ndodhi ditën e somte me gazetarin e News24, Ergys Gjençaj, të cilin e shtriu poli...