Politike

Raporti final i OSBE-së për zgjedhjet e 25 prillit, BE: U konfirmua keqpërdorimi i fondeve, autoritetet të mbyllin hetimet p

27 Korrik 2021, 15:54 Nga DOSJA
Raporti final i OSBE-së për zgjedhjet e 25 prillit, BE: U konfirmua

TIRANË– Unioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka reaguar pas raportit përfundimtar të Misionit të Kufizuar të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it mbi zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë, 25 prillit.

Në një potim në faqen zyrtare, Unioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri shkruan se raporti përfundimtar ofron rekomandime për të përmirësuar kuadrin zgjedhor në Shqipëri në linjë me angazhimet e OSBE-së dhe standardet e tjera ndërkombëtare për zgjedhjet demokratike.

Në ragim shkruhet gjithashtu se ata nxisin autoritetet kompetente shqiptare të përfundojnë hetimet dhe procedimet mbi pretendimin për blerje së votës dhe rrjedhjen e informacioneve personale sensitive. 

Reagimi i plotë:

 Raporti përfundimtar të Misionit të Kufizuar të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it mbi zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë, i cili u zhvillua të dielën, më 25 prill, konfirmon se zgjedhjet parlamentare ishin përgjithësisht të organizuara mirë nga administrata zgjedhore dhe se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i reformuar, mbikëqyri procesin zgjedhor në një mënyrë transparente, duke gëzuar besimin e palëve të interesuara. Raporti konfirmon gjithashtu shqetësimet në lidhje me keqpërdorimin e burimeve shtetërore apo funksioneve zyrtare nga partia në pushtet dhe figura të tjera publike.

Raporti përfundimtar ofron rekomandime për të përmirësuar kuadrin zgjedhor në #Shqipëri në linjë me angazhimet e OSBE-së dhe standardet e tjera ndërkombëtare për zgjedhjet demokratike. Ne nxisim Parlamentin e ri të angazhohet në një dialog konstruktiv për të trajtuar rekomandimet si çështje me përparësi në legjislaturën e ardhshme, si dhe për ta përshtatur kornizën ekzistuese ligjore shumë kohë para zgjedhjeve të ardhshme.

Ne gjithashtu i nxisim autoritetet kompetente shqiptare të përfundojnë hetimet dhe procedimet mbi pretendimin për blerje së votës dhe rrjedhjen e informacioneve personale sensitive. #BE-ja përsërit angazhimin për të punuar së bashku me Shqipërinë për trajtimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it.

OSBE-ODIHR publikoi ditën e djeshme raportin përfundimtar për zgjedhjet, ku nënvizoi të gjitha faktet për ecurinë dhe mbarëvajtjen 25 prillit. Me kritika, raportime dhe rekomandime, OSBE theksoi se zgjedhjet parlamentare ishin përgjithësisht të organizuara mirë nga Administrata Zgjedhore, por qytetarët u vunë nën preson për të votuar për partinë në pushtet. Në raport theksohej se Partia Socialiste keqpërdori fondet publike, shpërndau paratë e rindërtimit pas tërmetit tragjik dhe rriti punësimet në administratë për të përfituar vota.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike raporti i osbe per 25 prillin unioni i bashkimit evropian në shqipëri raporti i osbe per 25 prillin unioni i bashkimit evropian në shqipëri

Sondazh

Poll

Politike 27 Korrik 2021, 15:46

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas incidentit që ndodhi ditën e somte me gazetarin e News24, Ergys Gjençaj, të cilin e shtriu poli...

Politike 27 Korrik 2021, 10:52

VLORË-Familja Lipa ndodhet në jug të Shqipërisë, saktësisht në Vlorë sw bashku me kryeministrin Edi Rama dhe këtë gjë e ka bërë të ditur Dukagjin Lipa përm...