Politike

Forcat RENEA shtrinë në tokë gazetarin Gjençaj, Basha: Model i frymëzuar nga Rama, përgjegjësit të vihen para ligjit

27 Korrik 2021, 17:10 Nga DOSJA
Forcat RENEA shtrinë në tokë gazetarin Gjençaj, Basha:

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka konsideruar një model dhune të frymëzuar nga kryeministri Edi Rama, episodin e regjistruar ditën e sotme mes forcave RENEA dhe gazetarit Ergys Gjençaj.

Në një postim në Twitter, Basha shkruan se Represioni dhe dhuna ndaj gazetarëve është produkt i modelit ‘Rama’, që kërkon të zhbëjë të vërtetën me propagandë, korrupsion dhe dhunë. Basha shton se personat përgjegjës për këtë brutalitet duhet të mbajnë përgjegjësi para ligjit.

“Dhunimi i reporterit Ergys Gjençaj është një akt i turpshëm që duhet dënuar me forcë nga të gjithë. Brutaliteti ndaj gazetarit në detyrë duhet hetuar dhe personat përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi para ligjit. Represioni dhe dhuna ndaj gazetarëve është produkt i modelit Rama që kërkon të zhbëjë të vërtetën me propagandë, korrupsion dhe dhunë. Kjo konfirmohet edhe nga raporti I fundit i OSBE/ODIHR. Dhuna ndaj gazetarëve dhe lirisë së mediave është dhunë ndaj demokracisë dhe lirive të çdo qytetari,”- shkruan kryedemokrati në reagimin e tij.

2/2 …është produkt i modelit Rama që kërkon të zhbëjë të vërtetën me propagandë, korrupsion dhe dhunë. Kjo konfirmohet edhe nga raporti I fundit i OSBE/ODIHR. Dhuna ndaj gazetarëve dhe lirisë së mediave është dhunë ndaj demokracisë dhe lirive të çdo qytetari.

— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) July 27, 2021

Reagimi i Bashës vjen pasi gazetari Ergys Gjençaj u shtri përtokë nga efektivët e forcave RENEA dhe iu mor telefoni, me të cilin po filmonte momentet kur drejtuesi i një automjeti “Benz” iu arratis policisë gjatë një operacioni anti-drogë te Varri i Bamit.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike aksioni tek vorri i bomit altin gega ergys gjençaj lulzim basha aksioni tek vorri i bomit altin gega ergys gjençaj lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 27 Korrik 2021, 15:46

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas incidentit që ndodhi ditën e somte me gazetarin e News24, Ergys Gjençaj, të cilin e shtriu poli...

Politike 27 Korrik 2021, 10:52

VLORË-Familja Lipa ndodhet në jug të Shqipërisë, saktësisht në Vlorë sw bashku me kryeministrin Edi Rama dhe këtë gjë e ka bërë të ditur Dukagjin Lipa përm...