Aktualitet

Trafiku i rënduar kthehet në ‘makth’ në Lezhë- Shëngjin! Zyrtarët e rrugores nuk ia dalin dot të disiplinojnë mjetet

27 Korrik 2021, 15:13 Nga DOSJA
Trafiku i rënduar kthehet në ‘makth’ në Lezhë-

LEZHË– Drejtuesit e automjeteve po përballen me një trafik të rënduar në aksin që lidh Lezhën më Shëngjinin, për shkak të rritjes së numrit të pushuesëve. 

Në kushtet kur trafiku është kthyer në makth për drejtuesit e mjeteve, zyrtarët e rrugores e kanë të pamundur disiplinimin e trafikut, për shkak edhe të rrugës me pak korsi. Shefi i qarkullimit rrugor në Lezhë, Altin Mena thotë se kanë shtuar masat por nuk po ja dalin dot për shkak të rrugëve pa standarte.

Policia rrugore e Lezhës ka shtuar përforcimet, ka shërbime shtesë nga qarqe të ndryshme të vendit, nga policia e Shtetit dhe nga policia Rrugore e Lezhës. Fluksi krijon shumë trafik dhe rrugët kanë një tjetër ndikim në këtë pasi duhet të jenë më të gjëra dhe më me shumë standarte”, ka thënë Mena për mediat.

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet altin mena trafik ne aksin lezhe-shengjin altin mena trafik ne aksin lezhe-shengjin

Sondazh

Poll