Aktualitet

Gjendet i shtrirë në tokë një 55-vjeçar në Elbasan, ndërron jetë në spital

27 Korrik 2021, 14:28 Nga DOSJA
Gjendet i shtrirë në tokë një 55-vjeçar në

ELBASAN– Një 55-vjeçar është gjetur mesditen e sotme i shtrirë në rrugë në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, Elbasan, i cili më pas ka ndërruar jetë në spital. Policia bën me dije se ai ishte endacak, ndërsa nga hetimet paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqet natyrale.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/ Informacion paraprak; Më datë 27.07.2021, rreth orës 14:50, në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, Elbasan, një shtetas ende i paidentifikuar ( endacak) rreth 55 vjeç, është gjetur i shtrirë ne tokë pa shenja dhune i cili më pas ka ndëruar jetë në Spitalin Rajonal Elbasan.

Nga hetime paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqet natyrale, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gjendet i pajete 55-vjecari gjendet i pajete 55-vjecari

Sondazh

Poll