Aktualitet

Altin Gega nuk ishte vetëm në makinë! Në ‘Benz’-in e zi ndodheshin dhe dy shokët e tij, u larguan me 1.5 kg kokainë d

27 Korrik 2021, 16:25 Nga DOSJA
Altin Gega nuk ishte vetëm në makinë! Në

TIRANË– Altin Gega, personi që tashmë është në pranga, por që u iku nga duart efektivëve të forcave RENEA në mes të operacionit të organizuar për kapjen e tij, nuk ishte vetëm në makinë. Mësohet se brenda mjetit të llojit ‘Mercedes Benz’, me xhama të zinj, përveç Gegës ndodheshin edhe dy persona të tjerë, njëri me mbiemrin Prenga.

Altin Gega shtypi pedalen e gazit për tu larguar me shpejtësi bashkë me dy shokët kur sapo kishte mbyllur një ‘marrëveshje’ në mjet ndodhej dhe një sasi prej 1.5 kilogramë kokainë dhe mijëra euro të përfituara nga tregtia e lëndëve narkotike.

Ai iku duke lënë pas efektivët që u ‘kapën’ me gazetarët, por u arrestua disa orë pas ndjekjes, nuk dihet nëse janë vënë në pranga dhe shokët që kishte në mjet, apo se çfarë ka ndodhur me kokainën dhe paratë.

LAJM KRYESOR: Aksion anti-drogë tek “Varri i Bamit”! RENEA-ve u në mes të operacionit i shumëkërkuari, e kapin disa orë pas ndjekjes. Shtrijnë në tokë gazetarin që po i filmonte. Ndalohen tre persona të tjerë

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksioni tek vorri i bomit altin gega aksioni tek vorri i bomit altin gega

Sondazh

Poll