Shtrinë në tokë gazetarin, SHÇBA nis verifikimin e veprimeve të efektivëve të policisë
27 Korrik 2021, 15:14Nga DOSJA
TIRANË– Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (ShÇBA) ka nisur verifikimet për veprimet e punonjësve të Policisë së Shtetit, të cilët sot teksa u shpëtoi një person i shpallur në kërkim, shtrinë në tokë gazetarin Ergys Gjençaj. Në njoftimin zyrtar, bëhet me dije se SHÇBA do të verifikojë nëse ka tejkalim kompetencash nga agjentët e Policisë së Shtetit, sa i përket veprimeve me gazetarin e News 24.
Njoftimi zyrtar:
Menjëherë pasi u njoh përmes medias, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, Tiranë, ka nisur verifikimet për të parë nëse ka tejkalim kompetencash nga agjentët e Policisë së Shtetit, sa i përket veprimeve me gazetarin e TV Neës 24, z. Ergys Gjençaj, gjatë një operacioni në kryeqytet. SHÇBA do të kryejë çdo veprim hetimor, për të zbardhur shpejt dhe saktë dinamikën dhe përgjegjësitë, nëse ka të tilla. SHÇBA garanton opinionin publik dhe mediat, se mbeten të angazhuar e të hapur për të bashkëpunuar në kuadër të informimit dhe transparencës me publikun.
LEZHË– Drejtuesit e automjeteve po përballen me një trafik të rënduar në aksin që lidh Lezhën më Shëngjinin, për shkak të rritjes së numrit të pushuesëve. ...
TIRANË– 2 mijë e 456 viktima, 300 raste active dhe 130 mijë e 166 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë. ...
TIRANË– Altin Gega është personi që arriti tu shpëtonte për pak orë forcave RENEA, të cilët kishin organizuar një operacion të posaçëm për kapjen e ...
VLORË– Gjykata e Vlorës ka ndryshuar e sigurisë për tre vëllezërit Myslimi që dhunuan disa ditë më parë gjyqtarin në Vlorë pas një vendimi për çësht...
SHKODËR– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në lumin Bunë, ku është mbytur një 13-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fsh...
TIRANË– Marjus Dema, i riu që vrau shokun e tij Mehmet Qema mbrëmjen e datës 10 maj ka lënë qelinë. Dosja.al ka mësuar se Dema është lënë në masën “arrest ...
TIRANË– I shumëkërkuari për të cilin RENEA kishte organizuar një operacion që dështoi, është vënë në pranga. Disa orë pas ndjekjes nga policia, personi që ...
TIRANË– Gazetarët Ergys Gjençaj dhe Klodiana Lala kanë treguar se si u gjendën mes një aksioni policie dhe përplasjen e tyre me efektivët. Të ftuar ...