Aktualitet

Dhunuan gjyqtarin në ambientet e Gjykatës, Apeli liron nga burgu njërin nga vëllezërit Myslymi, dy të tjerëve iu ndryshon

27 Korrik 2021, 14:06 Nga DOSJA
Dhunuan gjyqtarin në ambientet e Gjykatës, Apeli liron nga burgu

VLORË– Gjykata e Vlorës ka ndryshuar e sigurisë për tre vëllezërit Myslimi që dhunuan disa ditë më parë gjyqtarin në Vlorë pas një vendimi për çështje pronësie, duke liruar të borgosurin.

Vendimin e shkallës së parë për të lënë në burg Fatos Myslymin dhe ‘arrest shtëpie’ dy vëllezërit e tij Elmaz dhe Myslim Myslymin, Apeli e ka rrëzuar dhe ka vendosur lirimin e Fatoshit dhe ‘detyrim paraqitje’ për 2 të tjerët. 

Vëllezërit Myslimaj u arrestuan arrestuar më 15 korrik pasi ushtruan dhunë verbale ndaj gjyqtarit të Gjykatës së rrethit gjyqësor Vlorë Arqile Basho, pas vendimit për çështjen Myslimi që kaluar një kalvar gjyqesh. Ngjarja ndodhi në ambientet e Gjykatës së Vlorës, ku pas një vendimi të dhënë, gjyqtari Arqile Basho 63-vjeç është dhunuar nga të paditurit. Tre vëllezërit kanë hedhur akuza në drejtim të gjykatësit duke pretenduar se po i grabit pronën dhe se sipas tyre vendimi i gjykatësit është dhënë kundër tyre. Çështja kishte të bënte me një objekt që thuhet se është marrë nga një firmë ndërtimi për të bërë pallat.

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet elmaz myslymi fatos myslymi myslim myslymi elmaz myslymi fatos myslymi myslim myslymi

Sondazh

Poll