Politike

Deklarata bombë e Berishës: Fatos Klosi organizoi vrasjen e ministrit të mbrojtjes së Kosovës

30 Maj 2019, 20:55 Nga DOSJA
Deklarata bombë e Berishës: Fatos Klosi organizoi vrasjen e ministrit

KOSOVË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar ish-shefin e shërbimeve sekrete Fatos Klosin për vrasjen e ish-ministrit të Mbrojtjes së Kosovës, Ahmet Krasniqi, i cili u ekzekutua në Tiranë në shtator të vitit 1997.

Berisha tha kur kishte ardhur në pushtet, kërkoi zbardhjen e çështjes por prokurorët sipas Berishës ishin të kapur nga Partia Socialiste. 

“E kam njohur dhe ruaj për të kujtimet më të mirë e më të madh. Ka qenë një burrë i rrallë fisnik. Ka ardhur në zyrën time, një herë me Bujar Bukoshin, pastaj vetëm, me kërkesën që të bashkëpunoja. Ishte burrë fisnik. ShIK-u shqiptar dhe Fatos Klosi, autori kryesor i vrasjes. Ai shoqërohej nga oficerë të SHIK gjatë qëndrimit në Shqipëri. Ahmet Krasniqi, 24 orë para, i marrin atij dhe rojeve, armët.

E çarmatosin për të ekzekutuar. Në momentin e vrasjes ka qenë dy oficerë të SHIK-ut, nuk kanë qëlluar por e kanë mbajtur për ta vrarë. 1 ose 2 të maskuar kanë qëlluar mbi. Ngjarja është kryekëput vrasje shtetërore e qeverisë shqiptare. Vrasje në pabesinë mët ëmadhe, në besën e tyre.

Autori kryesor është Fatos Klosi, që në qeverinë time ndiqej si bashkëpunëtor i dy shërbimeve të huaja. Nuk është zbardhur kurrë sepse për fatin e keq të Shqipërisë prokurorët qëlluan qenë besnikë të PS. Kjo është vetmja arsye. Kur u bëra kryeministër jam përpjekur shumë. Prokurorët kanë qëlluar gjithmonë këlyshë të Partisë Socialiste”.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike fatos klosi sali berisha vrasja e ahmet krasniqit fatos klosi sali berisha vrasja e ahmet krasniqit

Sondazh

Poll