Aktualitet

EMRI/ I dënuar me 12 vite burg për shpërdorim detyre, arrestohet ish-juristi i Hipotekës në Lushnje që regjistronte pronat

27 Korrik 2021, 09:41 Nga DOSJA
EMRI/ I dënuar me 12 vite burg për shpërdorim detyre, arrestohet

LUSHNJE– Një ish-jurist i Hipotekës në Lushnje, Selami Kasapi është arrestuar për shpërdorim detyre e falsifikim dokumentesh nga policia. Mësohet se Kasapi ka shërbyer pranë Hipotekës në vitet 2014-2016 ku ka regjistruar prona në emër të disa personave. Vitin e kaluar, Gjykata dha ndaj tij dënimin me 12 muaj burg si dhe masë sigurie arrest me burg.

Njoftimi i policisë: 

Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore. Vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim i dokumenteve”. Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore, është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit: Selami Kasapi, 57 vjeç, banues në Lushnjë. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë, me vendimin e datës 18.05.2016, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”. Gjithashtu, po kjo Gjykatë, me vendimin e datës 06.07.2020, e ka dënuar këtë shtetas me 12 muaj burg për veprën penale “Shpërdorim detyre”. Shtetasi Selami Kasapi, gjatë viteve 2014-2016, ka qenë me detyrë jurist pranë ZVRPP Lushnjë dhe gjatë kësaj kohe ka shpërdoruar detyrën duke falsifikuar dokumentet dhe duke regjistruar pronat në emër të disa personave. 

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet selami kasapi selami kasapi

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Korrik 2021, 08:01

TIRANË– Gazetari Elton Qyno ka zbuluar origjinën e vërtetë të të ashtuquajturit “Escobari i Lushnjes”, Agim Çerma. Ky i fundit u prangos nga DEA ame...

Aktualitet 27 Korrik 2021, 07:49

SHIJAK– Gjatë 24 orëve të fundit policia e Durrësit ka zhvilluar disa aksione ku në pranga kanë rënë dy shtetas.Shërbimet e komisariatit të Shijakut ka vënë në ...