Aktualitet

U kap me doza kanabisi brenda mjetit “AUDI”, Gjykata e Elbasanit liron djalin e Azem Hajdarit dhe shokun e tij

27 Korrik 2021, 09:56 Nga DOSJA
U kap me doza kanabisi brenda mjetit “AUDI”, Gjykata e Elbasanit

ELBASAN- Gjykata e Elbasanit ka vendosur që të lirojë nga qelia duke lënë në masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ për djalin e ish-drejtuesit të Lëvizjes Studentore, Azem Hajdari, i cili mban të njëjtin emër. Trupa gjykuese vendosi të liroje edhe mikun e tij, Ergi Gjumsi.

Prokurori Ritvan Skura kërkoi caktimin e masës së sigurisë arrest me burg me afat një muaj deri në kthimin e përgjigjes nga instituti i mjekësisë ligjore. Por gjyqtari Taulant Tafa në senacën me dyer të mbyllura vendosi që të rrëzonte prokurorin dhe të pranonte kërkesën e avokatit duke liruar djalin e Hajdarit.

Azem Hajdari u arrestua 3 ditë më parë nga Policia e Elbasanit, pasi u kap me 5 doza kanabis në makinë. Të rinjtë ishin duke udhëtuar me një mjet luksoz “Audi” në qytetin e Elbasanit, ku u ndaluan për një kontroll nga policia në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji me disa gramë kanabis.

Hajdari ka pohuar se nuk është përdorues i ndonjë lëndë narkotike, ndërsa shoku ka marrë përsipër çdo gjë, por nga përgjimet ambientale ka rezultuar se në fakt është djali i ish-gjytares Fatmira Hajdari poseduesi i kanabisit.

(k.m;kle.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet azem hajdari azem hajdari elbasan ergi gjumsi arrestohet azem hajdari azem hajdari elbasan ergi gjumsi

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Korrik 2021, 08:01

TIRANË– Gazetari Elton Qyno ka zbuluar origjinën e vërtetë të të ashtuquajturit “Escobari i Lushnjes”, Agim Çerma. Ky i fundit u prangos nga DEA ame...

Aktualitet 27 Korrik 2021, 07:49

SHIJAK– Gjatë 24 orëve të fundit policia e Durrësit ka zhvilluar disa aksione ku në pranga kanë rënë dy shtetas.Shërbimet e komisariatit të Shijakut ka vënë në ...