Bota

“E zuri gjumi në timon”/ Merret vendimi për shoferin e autobusit, lihet në paraburgim për 30 ditë

27 Korrik 2021, 08:10 Nga DOSJA
“E zuri gjumi në timon”/ Merret vendimi për shoferin e

KROACI-Shoferit të autobusit nga Kosova që po drejtonte automjetin në momentin që ndodhi aksidenti tragjik paraditen e së dielës, i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve.

52-vjeçari është marrë ditën e djeshmë në pyetje nga Prokuroria e Sllavonski Brod në Kroaci, ku ai vendosi të mbrohej me heshtje. Sipas dokumenteve të prokurorisë, shoferi në momentin e aksidentit kishte qenë i lodhur dhe i pasigurtë që të drejtojë mjetin brenda të cilit ishin 69 pasagjerë kosovarë.

Si rezultat i kësaj, autobusi ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një hapësirë të gjelbëruar, ku si pasojë humbën jetën 10 persona përfshirë këtu edhe një shofer tjetër të autobusit.

Lajm kryesor: Tragjedia në Kroaci, familjarët hapin dyert e mortit! Sot kthehen në Kosovë trupat e 10 viktimave të aksidentit tragjik, 26 të plagosur dalin nga spitali

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora rrezohet autobusi kosovar ne kroaci tragjedi ne kroaci rrezohet autobusi kosovar ne kroaci tragjedi ne kroaci

Sondazh

Poll