Bota

Tragjedia në Kroaci, familjarët hapin dyert e mortit! Nesër mbërrijnë trupat e 10 viktimave të aksidentit tragjik, 26 të

27 Korrik 2021, 06:28 Nga DOSJA
Tragjedia në Kroaci, familjarët hapin dyert e mortit! Nesër

KOSOVË– 10 trupat e viktimave të aksidentit tragjik në Kroaci do të shkojnë më në fund në Kosovë, për t’u përcjellë në banesën e tyre të fundit ditën. Kur kanë kaluar më shumë se 2 ditë nga ngjarja e rëndë, është arritur të bëhet identifikimi i 8 viktimave, ndërkohë që dy të tjerët do tu nënshtrohen autopsisë.

Ndërkohë që nga spitali kanë dalë edhe të lënduarit e tjerë nga aksidenti tragjik. Të 26 të shtruarit që kanë dalë nga spitali, kanë mbërritur në Kosovë mbrëmjen e sotme rreth orës 23:00. Ata janë pritur nga familjarët me buqeta me lule, dhe nga Kryeministri Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani. Ndërsa shoferi i autobusit nga Kosova, D.L., që po drejtonte automjetin në momentin që ndodhi aksidenti tragjik paraditen e së dielës, i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 06:20 të mëngjesit të  së dielës, kur autobusi me targa të Kosovës, i cili vinte nga Frankfurti u rrëzua dhe i mori jetën 10 personave, ndërkohë që nga 69 personat e aksidentuar, 15 prej tyre janë fëmijë. Dita e djeshme për Kosovën ishte ditë zie, ku në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj,  u ndezën qirinj në nderim të bashkatdhetarëve që humbën jetën në aksident. Shkak për aksidentin siç edhe u deklarua nga prokurorët, është bërë përgjumja e drejtuesit të autobusit, Naser Sylmetajt. Ai ka humbur kontrollin dhe ka bërë që autobusi të dilte nga rruga, duke shkaktuar tragjedinë, version që është mbështetur edhe nga i arrestuari.  

(I.A;e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora armend mehaj heiko maas rrezohet autobusi kosovar ne kroaci tragjedi ne kroaci armend mehaj heiko maas rrezohet autobusi kosovar ne kroaci tragjedi ne kroaci

Sondazh

Poll