Bota

E RËNDË! Vajza indiane u vra nga gjyshërit dhe xhaxhallarët…sepse kishte veshur xhinse

27 Korrik 2021, 05:57 Nga DOSJA
E RËNDË! Vajza indiane u vra nga gjyshërit dhe

INDI– Historitë e vajzave dhe grave të reja që dhunohen brutalisht nga anëtarët e familjes kanë pushtuar titujt e gazetave. Javën e kaluar, 17-vjeçarja Neha Paswan dyshohet se ishte rrahur për vdekje nga anëtarët e familjes sepse nuk u pëlqente që ajo të vishte xhinse.

Nëna e saj, Shakuntala Devi Paswan, i tha BBC Hindi, se adoleshentja ishte rrahur rëndë me shkop nga gjyshi dhe xhaxhallarët e saj, e gjitha pas një grindjeje mbi rrobat e saj.

Ajo mbajti një agjërim një ditor. Në mbrëmje, ajo veshi një palë xhinse dhe kreu ritualet e saj. Kur gjyshërit kundërshtuan veshjen e saj, Neha u përgjigj se xhinset ishin bërë për t’u veshur dhe se ajo do t’i vishte,“- tha nëna e saj.

Policia ka ngritur akuza për vrasje dhe shkatërrimit të provave kundër 10 personave, përfshirë gjyshërit, xhaxhallarët, hallat, kushërinjtë e Nehas. Të akuzuarit ende nuk kanë bërë ndonjë deklaratë publike. Babai i Neha, Amarnath Paswan, i cili punon në Punjab u kthye në shtëpi për t’u marrë me tragjedinë duke u shprehur se kishte punuar shumë për të dërguar fëmijët e tij, përfshirë Nehna, në shkollë.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota neha paswan vritet neha paswan neha paswan vritet neha paswan

Sondazh

Poll