Nuk ndalet Rusia, uebfaqja e Navalnyt dhe aleatëve të tij bllokohet nga autoritetet pak para zgjedhjeve
27 Korrik 2021, 06:38Nga DOSJA
RUSI– Autoritetet ruse bllokuan hyrjen në faqen e internetit të kritikut të burgosur të Kremlinit, Alexei Navalny në prag të zgjedhjeve parlamentare, si një përpjekje e fundit për të lënë jashtë tyre aleatët e tij.
Sipas Reuters, ky vendim shihet si kapitulli i fundit në një goditje të gjatë ndaj kundërshtarit më të shquar të brendshëm të presidentit rus, Vladimir Putin, ku u bllokuan gjithashtu faqet e internetit të 48 individëve dhe organizatave të tjera të lidhura me Navalnyn.
Rregullatori rus i internetit, Roskomnadzor tha se kishte bllokuar navalny.com, një nga faqet kryesore të lëvizjes së Navalnyt dhe të tjerat me kërkesë të prokurorit të përgjithshëm. Faqet u bllokuan pasi sipas tyre kishin ndihmuar lëvizjet për të shpërndarë propagandë dhe për të vazhduar aktivitetet e paligjshme.
Një gjykatë ruse muajin e kaluar vendosi që organizatat e lidhura me Navalny ishin “ekstremiste” bazuar në akuzat nga prokurori i lartë i Moskës i cili tha se ata ishin duke u përpjekur të nxisnin një revolucion duke kërkuar të destabilizojnë situatën socio-politike brenda Rusisë, një akuzë që ata e mohuan. Vendimi në fakt nxori jashtë ligjit dhe pengoi aleatët e Navalny të marrin pjesë në zgjedhjet e Shtatorit në Dumën e Shtetit, dhoma e ulët e parlamentit.
Navalny, kritiku më i shquar i brendshëm i Putinit, po vuan një dënim prej 2 vjet e gjysëm në burg për shkeljet e lirimit me kusht. Burgosja e tij ka rritur tensionet në marrëdhëniet e Rusisë me Perëndimin, i cili ka kërkuar që ai të lirohet.
(d.a/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
KOSOVË– 10 trupat e viktimave të aksidentit tragjik në Kroaci do të shkojnë më në fund në Kosovë, për t’u përcjellë në banesën e tyre të fundit ditën. Kur ...
SHBA– Oficerët e policisë që mbrojtën ndërtesën e Kapitolit do të jenë të parët që do të dëshmojnë në seancat e dëgjimit që fillojnë sot nën mbikqyrjen e ...
ITALI– Dëmi i shkaktuar nga stuhia e dhunshme, (supercielo-superqielli) që goditi zonën e poshtme të Parmës në Emilia Romagna në pasditen e hershme të sot...
IRAK– Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden ka thënë që forcat luftarake amerikane do të largohen nga Iraku deri në fund të këtij viti, megjithëse trupat do të ...
MAQEDONIA E VERIUT– Trupi gjykues arriti në përfundimin se të akuzuarit për krimin e “rrezikimit terrorist të rendit kushtetues dhe të sigurisë së v...
SHBA– Ndërsa numri i rasteve të reja të koronavirusit po rritet përsëri në Shtetet e Bashkuara, organizatat kryesore të mjekësisë në vend bënë thirrje të ...
SHBA– Një stuhi rëre shkaktoi një përplasje masive të madh prej 22 automjetesh në një autostradë të Utah la të vdekur tetë njerëz, përfshirë fëmijë, thanë...