Bota

Vëllai i shoferit që humbi jetën në aksidentin tragjik në Kroaci: Jemi tronditur nga kjo tragjedi, la pas tre fëmijë

27 Korrik 2021, 07:02 Nga DOSJA
Vëllai i shoferit që humbi jetën në aksidentin tragjik

KOSOVË– Vëllai i shoferit Naser Sylmetaj, i cili mbeti i vdekur në aksdentn tragjik të së dielës që i mori jetën 10 personave, ka dhenë dëshmi për media ku ka folur rreth situatës së rëndë.

Ilir Sylmetaj tha që vëllai i tij kishte nisur punë tek kjo kompani prej një viti dhe se gjatë sezonit të verës ai e bënte dy herë në javë rrugën Kosovë-Gjermani ndërsa normalisht e bënte vetëm një herë në javë. Ai tha se vëllai i tij kishte lënë pas bashkëshorten dhe tre fëmijët.

Iliri ka thënë që lajmin e keq ia ka dhënë agjensia e autobusit të dielën në orën 8 të mëngjesit. Ai tha se shtëpinë e tyre e kishin vizituarshumë të afërm por akoma nuk kishte dijeni se kur do ti vinte trupi i viktimës.

Deklarata e tij:

“Vëllai në kompaninë ku ka ndodh aksidenti ka punuar që 1 vit[…]Po të gjitha i kanë respektuar me pushime, me ligje sa i përket një punëtori të gjitha i ka pasur në rregull[…]Mesa e di unë ky e ka pasur dy herë në javë me shku gjatë sezonit, jashtë sezonit ka shkuar një herë në javë. Na jemi informuar përmes agjencionit, ora ka qenë 8 e gjysmë e mëngjesit, na ka tronditur lajmi, jo vetëm për vëllain tonë por na ka tronditur lajmi gjithë tragjedia që ka ndodhur, i shpreh ngushëllime të gjitha atyre familjeve që e kanë humbur, ata që janë të lënduar u uroj shërim. Dashtë Zoti të jetë hera e fundit ky aksident, të jetë i fundit për kombin tonë mos të përjetojmë më kësi mërgimtarët. Shumë kanë ardhur qytetarë, nuk e kemi përcaktuar të pamën se ende nuk e dimë trupi kur do të vije, nuk mund të them kurrgjë për momentin sa do të jetë e pamja për shkak se nuk e kemi trupin hala, nuk kemi ndonjë informacion kur do të vijë trupi”, shprehet ai.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora ilir sylmetaj rrezohet autobusi kosovar ne kroaci tragjedi ne kroaci ilir sylmetaj rrezohet autobusi kosovar ne kroaci tragjedi ne kroaci

Sondazh

Poll