Bota

Diametri shkoi deri në 7 cm! Breshëri ‘tronditi’ Parmën: VIDEO mbresëlënëse nga dëmi që la pas

27 Korrik 2021, 05:29 Nga DOSJA
Diametri shkoi deri në 7 cm! Breshëri ‘tronditi’

ITALI– Dëmi i shkaktuar nga stuhia e dhunshme, (supercielo-superqielli) që goditi zonën e poshtme të Parmës në Emilia Romagna në pasditen e hershme të sotme, është i madh. Ndërkohë që Mesdheu është i tëri i përfshirë nga i nxehti afrikan, në Itali ra breshër që arriti deri në 5-7 centimetra.

Sipas mediave të huaja, shiu dhe breshëri kanë shkatërruar dhjetra makina, të cilat mbetën të bllokuara në rrugës, ndërsa nuk munguan as aksidentet, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz.

Kryetari i bashkisë informoi se Policia lokale dhe zjarrfikësit po ndërhyjnë në pika të ndryshme për të siguruar rrugën dhe njerëzit. Në qendrën historike, një çati e një ndërtese është shkatërruar plotësisht, ndërsa po ashtu shumë karrige, tavolina dhe sende të tjera janë dëmtuar. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni bresher ne parma itali parma bresher ne parma itali parma

Sondazh

Poll