Aktualitet

Alarm për bombë në “Vasil Shanto”, valixhja e kuqe panikos qytetarët, RENEA shkon në vendgjarje

26 Korrik 2021, 18:22 Nga DOSJA
Alarm për bombë në “Vasil Shanto”, valixhja e kuqe

TIRANË- Një valixhe e braktisur ka panikosur qytetarët e zonës “Vasil Shanto” në Tiranë. Valixhja e kuqe e lënë pranë një dyqani ka bërë që qytetarët të telefonojnë policinë dhe të japin alarmin për bombë.

Nga fotoja e siguruar në vendngjarje shihet një valixhe e braksisur në shkallët e një dyqani, që ka mbyllur qepenat. Policia dhe forcat speciale RENEA, pas alarmit të banorëve ka shkuar në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën, ndërkohë që janë njoftuar gjithashtu forcat xheniere.

Ndërkohë që ende nuk dihet nëse ky është një alarm i rremë dhe dikush ka harruar valixhen në këtë vend, ose në atë valixhe ka lëndë shpërthyese.

(I.A;f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet alarm per bombe ne tirane alarm per bombe ne tirane

Sondazh

Poll