Aktualitet

EMRAT/ SPAK zhvillon aksion në zyrat e Hipotekës në Tiranë, arrestohen tre zyrtarë, pezullohet një tjetër, falsifikuan do

26 Korrik 2021, 17:25 Nga DOSJA
EMRAT/ SPAK zhvillon aksion në zyrat e Hipotekës në Tiranë,

TIRANË– Gazmend Canaj, Admir Burri dhe Neritan Bablusha janë tre të arrestuarit nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në kuadër të operacionit që u zhvillua ditën e sotme në Kadastrën e Tiranës.

Canaj, Burri dhe Bablusha, përkatësisht dy sekretarë që kanë luajtur rolin e ndërmjetësit dhe zyrtari, janë lënë në masën “arrest me burg”, pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë falsifikuar dokumente për të tjetërsuar prona.

Panol At-Nikolla, 39 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë punonjës i Drejtorisë Vendore të ASHK Tiranë Rurale 2, është pezulluar nga detyra pasi akuzohet për të njëjtat vepra penale.

Ndërkohë që dy persona të tjerë, me inicialet B.H 59 vjeç dhe G.B 58 vjeç janë nën hetim nga SPAK, të dyshuar për veprat penale të korrupsionit. Një person me inicialet I.A, është shpallur në kërkim pasi akuzohet për veprën penale të korrupsionit.

(I.A;f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet admir burri gazmend canaj neritan bablusha panol at-nikolla spak ne hipoteken e tiranes admir burri gazmend canaj neritan bablusha panol at-nikolla spak ne hipoteken e tiranes

Sondazh

Poll