Aktualitet

“Hajde të të puth pak”, hipi studenten në “Audi”, pedagogu Denis Himçi i shpëton drejtësisë, prokuroria kërkon p

26 Korrik 2021, 16:47 Nga DOSJA
“Hajde të të puth pak”, hipi studenten në

ELBASAN– Prokuroria e Elbasanit ka vendosur që të pushojë hetimet për Denis Himçin, pedagogun e universitetit të Elbasanit, që u arrestua pasi u filmua teksa kërkonte favore seksuale në këmbim të notës për studentet.

OraNews shkruan se prokurorja e çështjes Elveta Stafa, vendosi të pushojë çështjen penale kundër Denis Himçit, duke i dhuruar lirimin nga akuzat pedagofut.

Denis Himçi, u arrestua më 17 shtator 2019 me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila nisi një hetim për akuzën e “Korrupsionit duke kërkuar favore seksuale” dhe “Ushtrimi të ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë”.

Ai u filmua brenda një makine “Audi” bashkë me një studenten e tij, të cilës i thoshte ‘hajde të të puth pak’. Pedagogu u lirua por u mbajt nën hetim për 2 vite me rradhë.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet denis himci denis himci

Sondazh

Poll