Aktualitet

EMRAT/ Plagosi adoleshentin me thikë, arrestohet i riu në Shkodër, kapet dhe 57-vjeçari me kanabis

26 Korrik 2021, 17:01 Nga DOSJA
EMRAT/ Plagosi adoleshentin me thikë, arrestohet i riu në

SHKODËR– Një 21-vjeçar i identifikuar si Çesk Sufaj ka rënë në pranga e policisë pasi akuzohet se ka plagosur me thikë një 17-vjeçar. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në Koplik, në Malësi të Madhe.

Gjithashtu në njoftim shkruhet se është vënë në pranga dhe një 57-vjeçar i identifikuar si Pashk Molla pasi kishte kultivuar kanabis në vendin e quajtur “Ziça”.

Njoftimi nga Policia: Malësi e Madhe, Shkodër. Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Vihet në pranga një 57-vjeçar, për kultivim të bimëve narkotike. Gjithashtu, bie në pranga edhe një 21-vjeçar, për plagosje të rëndë me dashje. Në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, nga strukturat e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, është arrestuar në flagrancë shtetasi P. M., 57 vjeç, banues në fshatin Kçar i Poshtëm, Malësi e Madhe, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në vendin e quajtur “Ziça”, në fshatin Kçar I Poshtëm, Malësi e Madhe, kishte kultivuar bimë narkotike cannabis sativa.

Gjithashtu. nga strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, i shtetasit Ç. S.  21 vjeç, banues në Koplik, Malësi e Madhe, pasi ky shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës, shetasin D. K., 17 vjeç, banues në Koplik, Malësi e Madhe. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet cesk sufaj malesi e madhe pashk molla cesk sufaj malesi e madhe pashk molla

Sondazh

Poll