Aktualitet

Përgënjeshtron veten? Habit Rakacolli: Varianti Delta i Covid-19 ka qenë në Shqipëri që në muajin maj

26 Korrik 2021, 17:14 Nga DOSJA
Përgënjeshtron veten? Habit Rakacolli: Varianti Delta i Covid-19 ka

TIRANË– Zëvendës ministrja dhe Kryetarja e Komitetit Teknik të ekspertëve, Mira Rakacolli ka pranuar sot se varianti Delta i Covid-19 ka qarkulluar që në muajin maj në vendin tone, duke hedhur poshtë të gjitha deklaratat e dhëna zyrtarisht më herët, kur është mohur në mënyrë kategorike prezenca e këtij variant në Shqipëri.

E ftuar në studion e Oranews, Rakacolli tha se dyshimet kanë qenë gjatë gjithë kohës dhe se mostrat janë marrë që nga data 1 qershor, pavarësisht se virusi ka qarkulluar më herët, që në muajin maj.

Rakacolli shtoi se arma më e fortë kundër këtij varianti dhe varianteve të tjera është vaksina, prandaj Rakacolli apeloi që qytetarët të bënin sa më parë vaksinën.

“Sigurisht që varianti i ri është më i rrezikshëm dhe më shumë infektues, por situata, në bazë të numra paraqitet e qëndrueshme. Nuk është e papritur, por diçka që e kishim paralajmëruar pasi kemi pasur dyshime të forta për prezencën e këtij varianti. Mostrat janë marrë nga 1 qershori lidhur më këtë variant të ri, çka do të thotë se virusi ka qarkulluar pak më pare, në maj. Masat janë të njëjta dhe janë efikase sikurse me gjithë variantet e tjera. Masat tashmë shohim se nuk zbatohet në ambientet e mbyllura. Ne kemi si armë të fortë vaksinimi dhe ne kemi hapur vaksinimit për të gjithë qytetarët e rritur pranë qendrave të vaksinimit. Kjo është forma më e mirë e mbrojtjes. Po të shohim në shumë vende të tjera shifrat janë rritur shumë, por numri i jetëve të humbura dhe të hospitalizuara është shumë më i vogël. Nuk ka rëndësi se cili variant është sepse masat mbrojtëse janë të njëjta. Sipas specialistëve në këto variante predominon më shumë rrufa dhe djegia e syve. Prandaj në rastin e ndonjë simptome njerëzit duhet t’i drejtohen mjekut të familjes dhe të izolohet në shtëpi,”- tha Rakacolli.

Në fillim të muajit korrik u raportua nga mediat për dy raste të infektuar me variantin Delta, por ISHP-ja u kujdes që brenda pak minuta të hidhte poshtë këto lajme.  Me anë të një njoftimi të bërë për mediat, ISHP njoftoi se pavarësisht numrit të testimeve nuk ka ende sinjale për prezencën e variantit DELTA në Shqipëri. Kjo deklaratë hedh poshtë ato që thotë vetë Rakacolli sot, praninë këtij variant që në muajin maj. Edhe vetë Komiteti Teknik e mohoi prezencën e Delta-s në vend është në mbledhjen e 19 korrikut.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet mira rakacolli varianti delta ne shqiperi mira rakacolli varianti delta ne shqiperi

Sondazh

Poll