Aktualitet

Fluturoi jashtë autobusit pas aksidentit, i riu nga Tropoja tregon momentin e tmerrshëm në Kroaci: Të gjithë po kërcenin e

26 Korrik 2021, 17:48 Nga DOSJA
Fluturoi jashtë autobusit pas aksidentit, i riu nga Tropoja tregon momentin

KROACI– Ilirjan Hoti, me origjinë nga Tropoja, një nga personat që udhëtonin në autobusin e aksidentuar që la pas dhjetë viktima ka treguar gjithçka që ka parë me sytë e tij në aksidentin e frikshëm.

Në një prononcim për Repot TV, Hoti tha se ai ishte ulur në vendin e parë dhe se në momentin kur ka ndodhi aksidenti, ka qenë duke fjetur dhe se ka përfunduar jashtë autobusit, në një mënyrë që s’e ka kuptuar as vetë. Më pas, ai tregon se ka thyer xhamat e autobusit dhe është përpjekur që të shpëtojë sa më shumë jetë.

“Jam i mërzitur, i shqetësuar për ato që humbën jetën jemi të plagosur 40 e ca persona, unë nuk jam aq keq e kam kaluar rrezikun. Kam marrë disa plagë të lehta të kalueshme. Udhëtimi nga Franfurtit ka qenë i mirë, deri në aksidenti tragjik ato që kanë të vdekur kanë bërë edhe disa video duke kënduar e kërcyer një gëzim shumë i madh. Kemi ardhur shumë mirë deri në atë moment fatal për jetën e atyre e personave dhe për të plagosurit. Në momentet e fundit që jam gjendur jashtë autobusit kam qenë në vend të parë i shtrirë dhe kam qenë duke fjetur dhe kam dal jashtë nuk e di se në çfarë mënyrë sapo kam dalë jashtë kam thyer xhamat e sipërme që të dalin udhëtarët që ishin në katin e dytë.

Kam thyer xhamin e parë, që të shpëtoja sa më shumë njerëz. Të gjithë kanë qenë në katin e parë dhe vetëm një grua ka qenë në katin e dytë. Ato që kemi nxjerrë nga bus nuk ka vdekur asnjë njeri, ndërkohë të vdekurit kanë ndërruar jetë në vend sepse ishin zënë poshtë. Unë i kam njohur të dy shoferët dhe ishte kënaqësi të udhëtoja me ta. Kanë qenë ndër shoferët më të mirë. Ka qenë e gjitha momentale. Momentalisht janë dy pacientë që janë në gjendje më të rëndë, por lutem që të shërohen edhe ato. Unë pres vendimin e mjekëve, se kur do të dal nga spitali,”- tha Hoti.

Lajm kryesor: Kosova sot zgjohet në zi! Tragjedia në Kroaci, identifikohen 9 nga viktimat, fatmirësisht bilanci nuk thellohet gjatë natës

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ilirjan hoti rrezohet autobusi kosovar ne kroaci tragjedi ne kroaci ilirjan hoti rrezohet autobusi kosovar ne kroaci tragjedi ne kroaci

Sondazh

Poll