Aktualitet

Zjarri në Karbunarë, zjarrfikëset dhe banorët e zonës ja dalin, shuajnë flakët e fundit pas 2 orësh ‘luftë’

26 Korrik 2021, 17:15 Nga DOSJA
Zjarri në Karbunarë, zjarrfikëset dhe banorët e zonës

LUSHNJE- Pas më shumë se dy orësh ‘luftë’ me flakët në Lushnje dhe Karabunarë, zjarrfikësit dhe banorët e zonës arritën që t’i shuanin vatrat e fundit. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se nga zjarri u dogjën rreth 10 hektarë ullishte, ndërkohë që për shuarjen e tij u vunë në dispozicion 3 zjarrfikëse.

Nga zjarri u dogjën rreth 1500 rrënjë ullinj, dhe u ndihmua shumë nga era që frynte. Zjarri fillimisht mësohet se nisi në vendin e quajtur “Kodra e Bajameve”, dhe më pas u përhap si pasojë e mbështjeve në pemë dhe erës që po frynte.

Zjarri në këtë vend nisi rreth orës 17:30, dhe se banorët që nga fillimi i tij u munduan që ta shuanin vetë me mjete rrethanore.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet zjarr ne karbunare zjarr ne lushnje zjarr ne karbunare zjarr ne lushnje

Sondazh

Poll