Aktualitet

‘Shtëpi bari’ në Spanjë, finalizohet operacioni i quajtur “Klithma”, arrestohen 8 shqiptarë dhe grekë, iu gjenden 1

26 Korrik 2021, 16:02 Nga DOSJA
‘Shtëpi bari’ në Spanjë, finalizohet operacioni i

SPANJË- Tetë persona me origjinë shqiptare dhe greke janë arrestuar ditën e djeshme në Spanjë. Malagahoy shkruan se tetë personat e arrestuar ishin pjesë e një organizate kriminale, i cili kultivonte lëndë narkotike në “shtëpi bari”. Operacioni për goditjen e grupit kriminal u bë nga Garda Civile dhe u quajt “Klithma”.

Por si filloi hetimi për këtë grup kriminal?

Fillimisht efektivët e policisë ranë në gjurmën e ekzistencës së një shtëpie të izoluar në qytetin e Torrox-it. Ndërkohë që pas disa hetimeve, efektivët zbuluan lëvizje të çuditshme në këtë shtëpi, ku personat e grupit kriminal hynin dhe dilnin nga ferma me automjete në ndryshme.

Ndërkohë që pas operacionit, janë sekuestruar rreth 1 mijë bimë marijuanë, 3 automjete, dokumente si dhe disa materiale të ndryshme. Të arrestuarit momentalish ndodhen në burg, dhe pritet që të dalin para gjykatës për të marrë dënimin e duhur.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 8 persona garda civile klithma shtepi bari arrestohen 8 persona garda civile klithma shtepi bari

Sondazh

Poll