Sport

Petkoviç, gati të prishë kontratën me Zvicrën, për një klub francez

26 Korrik 2021, 09:40 Nga DOSJA

ZVICER – Trajneri 57-vjeçar e ka njoftuar Federatën e Futbollit të Zvicrës se dëshiron të ndërpresë marrëveshjen e bashkëpunimit me të. Vladimir Petkoviç ka një kontratë për të drejtuar kombëtaren e Zvicrës deri më 31 dhjetor të vitit 2022.

Arsyeja e kërkesës për largim, sipas gazetës zvicerane “Blick”, është se trajneri boshnjak synon të punojë me një klub. Madje thuhet, se Petkoviç edhe ka arritur një marrëveshje trivjeçare me klubin francez Bordeaux, e cila do të zyrtarizohet në ditët në vijim.

Vinicio Fioranelli, një mik dhe menaxher i Petkoviçit për shumë vite, e ka konfirmuar një fakt të tillë: “Po, është e vërtetë që Vladimir Petkovic ka kërkuar të largohet”.

Petkoviç ka qenë në prag të largimit nga Zvicra edhe para “Euro 2020”, po sipas “Blick”, bisedimet e tij me Fenerbahce, Zenit, apo Rusinë, kishin dështuar. Trajneri boshnjak është në krye të pankinës helvete qysh prej shtatë vitesh.

B.T (Dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport deri më 31 dhjetor të vitit 2022 euro 2020 gazetës zvicerane “blick” klubin francez bordeaux vladimir petkoviç deri më 31 dhjetor të vitit 2022 euro 2020 gazetës zvicerane “blick” klubin francez bordeaux vladimir petkoviç

Sondazh

Poll

Sport 26 Korrik 2021, 09:21

Ronaldo vendos përfundimisht për të ardhmen…

ITALI – Cristiano Ronaldo u jep fund thashethemeve mbi të ardhmen e tij. Pavarësisht zërave që e shihnin larg Juventusit, portugezi ka mbërritur dje në Torino d...