Sport

Nora Gjakova siguron medaljen e argjendtë, synon të artën pas pak…

26 Korrik 2021, 09:27 Nga DOSJA
Nora Gjakova siguron medaljen e argjendtë, synon të artën pas

JAPONI – Nora Gjakova është një tjetër xhudiste kosovare që do të luftojë për medalje të artë, Lojërat Olimpike Tokio 2020, pasi e mundi japonezen Tsukasa Joshida në gjysmëfinalen e kategorisë deri në 57 kilogramë.

Kalimi i Norës në finale nënkupton se ajo do ta fitojë medaljen e parë olimpike në karrierë dhe të tretën për Kosovën në Lojëra Olimpike në total.

Në finale, ajo do të ndeshjet me francezen Sarah Leoine Cysiqeu, për të synuar medaljen e artë. Një kundërshtare e fortë për të pasi në gjysmëfinale ajo mundi kampionen e botës Jessica Klimkait.

Kjo ishte fitorja e parë e Gjakovës ndaj Joshidas pas katër humbjeve radhazi në takimet e mëparshme. Pavarësisht rezultatit në finale, 28-vjeçarja kosovare e ka të siguruar medaljen e argjendtë.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 26 Korrik 2021, 09:21

Ronaldo vendos përfundimisht për të ardhmen…

ITALI – Cristiano Ronaldo u jep fund thashethemeve mbi të ardhmen e tij. Pavarësisht zërave që e shihnin larg Juventusit, portugezi ka mbërritur dje në Torino d...