Sport

Ronaldo vendos përfundimisht për të ardhmen…

26 Korrik 2021, 09:21 Nga DOSJA
Ronaldo vendos përfundimisht për të ardhmen…

ITALI – Cristiano Ronaldo u jep fund thashethemeve mbi të ardhmen e tij. Pavarësisht zërave që e shihnin larg Juventusit, portugezi ka mbërritur dje në Torino dhe mëngjesin e sotëm është paraqitur në qendrën stërvitore të klubit bardhezi.

Mediat torineze raportojnë se 5 herë fituesi i “Topit të Artë” ka mbërritur në Continassa rreth orës 8:30 dhe pritet që gjatë paradites të kryejë të gjithë testet e nevojshme fizike e mjekësore, për t’u vënë më pas nën urdhrat e Massimiliano Allegrit.

Ndërkohë, po sot, është parashikuar edhe një takim mes yllit portugez dhe trajnerit të rikthyer te bardhezinjtë, të dy do të qartësojnë gjithçka edhe për mënyrën se si do të bashkëpunojnë këtë sezon, duke qenë se dy vite më parë patën jo pak probleme mbi pikëpamjet për lojën.

Ky do të jetë sezoni i katërt dhe me shumë gjasa i fundit i portugezit me fanellën e Juventusit, pasi kontrata i skadon pikërisht verën e ardhshme dhe deri tani asnjë nga palët nuk ka shfaqur interes apo dëshirë për të rinovuar.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll