Aktualitet

Regjistrohen 16 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri, nuk ka viktima

26 Korrik 2021, 14:52 Nga DOSJA
Regjistrohen 16 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri, nuk ka

SHQIPËRI– 2 mijë e 456 viktima, 283 raste active dhe 130 mijë e 152 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë në vend. Në 24 orët e fundit nga 2760 testime të kryera, janë regjistruae 16 raste te reja. Nuk është shënuar asnjë viktimë si pasojë e COVID-19.

Rastet e reja janë shënuar 4 në Elbasan, 3 në Tiranë, nga 2 raste në Lezhë, Kavajë, nga 1 rast në Durrës, Korçë, Kukës, Has, Lushnje.

Aktualisht janë 283 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 11 pacientë. Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,152 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (26 Korrik 2021)

Raste të reja ditore 16
Të shëruar në 24 orë 13
Të shtruar në spitale 11
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2760

Testime totale 880,100
Raste pozitive 132,891
Raste të shëruara 130,152
Raste Aktive 283
Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 100
Elbasan 34
Kukës 31
Vlorë 26
Lezhë 25
Durrës 19
Shkodër 16
Fier 15
Berat 7
Korçë 7
Gjirokastër 3

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll