Aktualitet

EMRAT/ Vranë Ylber Lezin, arrestohen nënë e bijë në Bulqizë

26 Korrik 2021, 13:11 Nga DOSJA
EMRAT/ Vranë Ylber Lezin, arrestohen nënë e bijë në

TIRANË– Mine dhe Aida Lezi, 51 dhe 21 vjeçe, nënë e bijë janë vënë në pranga pasi akuzohen se kanë vrarë me lopatë kryefamiljarin Ylber Lezi. Në njoftimin e policisë thuhet se të dyja në bashkëpunim me njëra-tjetrën kanë goditur me lopatë Lezin duke e lënë të vdekur në vend.

Njoftimi i Policisë së Matit:

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 25.07.2021, në fshatin Gurrë e Vogël, Klos, ku u gjet pa shenja jete shtetasi Ylber Lezi. Arrestohet bashkëshortja dhe vajza e tyre, si të dyshuara për vrasjen e 47-vjeçarit. Në vijim të veprime të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, i ngritur në Komisariatin e Policisë Mat, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat, në bazë të provave të grumbulluara u bë arrestimi në flagrancë i shtetaseve: Mine Lezi, 51 vjeçe dhe Aida Lezi, 21 vjeçe (nënë e bijë).

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera dyshohet se dy shtetaset e lartpërmendura në bashkëpunim me njëra tjetrën, në banesë kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme shtetasit Ylber Lezi. Materialet procedurale  iu referuan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Mat, për veprën penale ‘Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare’.

LAJMI KRYESOR: E rëndë në Burrel! 47-vjeçari gjendet i pajetë në banesë, dyshohet se e ka vrarë vajza me sëpatë. Po i dhunonte të ëmën, si tentuan ta fshihnin trupin nënë e bijë. Policisë dhe nuk i hapen derën

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aida lezi mine lezi ylber lezi aida lezi mine lezi ylber lezi

Sondazh

Poll