Aksident në Rrugën e Kombit, plagosen dy gratë pasagjere, dërgohen në spital
26 Korrik 2021, 13:40Nga DOSJA
RRËSHEN– Dy gra kanë mbetur të plagosura si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja është regjistruar mesditën e sotme, në aksin rrugor Milot- Rrëshen, në afërsi të Rrugës së Kombit.
Mësohet se Preng Lleshi ishte duke udhëtuar me një mjet të llojit ‘Ford’ me targa greke dhe është përplasur me makinën tip ‘Renault’ që drejtohej nga Ismet Mula me targa zvicerane.
Për pasojë kanë mbetur të plagosura dy gra që ishin pasagjere. Të plagosurat janë dërguar në spital ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Njoftimi i policisë:
Në aksin rrugor Milot- Rrëshen, mjeti tip ‘Ford ‘ me drejtues shtetasin P. Ll., është përplasur me mjetin tip ‘Renault ‘ me drejtues shtetasin I.M., ku për pasojë kanë marrë dëmtime 2 shtetase, të cilat ndodheshin pasagjere dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal Lezhë.
Drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
(f.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Në sheshin mes pesë pallateve ku supozohet se mund të vendoset ndonjë park lojërash apo pemë, po ndërtohet një pallat. Aktivisti Endri Tafani ka pu...
TIRANË- A ndikoi pandemia në shtimin e vjedhjeve? Të varfërit vazhdojnë të vjedhin njëlloj, në Tiranë u shtua grabitja e biçikletave.“Në kohën kur d...
SARANDË- Mbi një muaj pas arrestimit të bujshëm të efektivit të “Shqiponjave” të Sarandës, 38-vjecarit Lavdosh Metaj, zbulohet dosja e plotë e Prokurorisë...
Korriku ishte padyshim një moment show force e SPAK që tregoi se po bëhet gati për të nisur arrestimet, bazuar në prova që prodhohen nga përgjimet që prej pesë ...
TIRANË- Gjykata e Lartë është bërë me 8 anëtarë! Sot, presidenti Ilir Meta ka firmosur sot dekretin për emërimin e magjistratit Artur Kalaja, si anëtari më...
TIRANË- Shefja e Departamentit të sëmundjeve Infektive, Silva Bino tha se 6 rastet me Delta janë të vaksinuar. Bino, në konferencën për shtyp të Komitetit ...
TIRANË- Mjeku Dhimitër Kraja, në konferencën për shtyp të Komitetit Teknik të Ekspertëve, bëri me dije se në spitalin COVID1 janë të shtruar 9 pacientë, po...
KLOS– Kryeplaku i fshatit Gurrë e Vogël, Ibrahim Elezi, ka folur për mediat lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Klos ku mbeti i vrarë një person ...
TIRANË– Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico ka bërë me dije se varianti i ri është përhapur në 10 qytete të vendit. Në fjalën e saj, ...