Aktualitet

Protestuan dhe prishën materialet zgjedhore në 2019-n, Gjykata dënon me burg katër të arrestuarit, dhjetë të tjerë me pu

26 Korrik 2021, 14:21 Nga DOSJA
Protestuan dhe prishën materialet zgjedhore në 2019-n, Gjykata

MAT– Gjykata e  Rrethit Gjyqësor Mat ka dënuar katër persona me burg, katër me punë në komunitet dhe gjashtë të tjerë me shërbim prove nga dy deri në katër vite secalin, persona të cilët u akuzuan për prishje të materialeve zgjedhore në KZAZ 16 e 17, në qershor të vitit 2019.

Mësohet se vendimi është marrë sot, dy vite pas ngjarjes për të cilën u akuzuan 14 persona në total. Haki Likursi, Adriatik Lika, Edmond Lala, Azbi Kurtagja janë personat e dënuar me burg dhe kanë marrë nga 6 muaj deri në 2 vite e gjysmë burg  secili.

Ilirian Çeliku, Fatmir Molla, Sokol Lela, Mehmet Limani, Paqsor Elezi, Myrteza Gjini, Xhavit Likursi, Shkëlzen Uka, Riza Disha, Xhovalin Gjeçi, dhe Alehandro Muharremi janë ata që janë dënuarm e punë në komunitet e shërbim prove.

Çfarë ndodhi në vitin 2019?

Në Qershor të vitit 2019 mbështetës të Partisë Demokratike protestuan duke djegur materialet zgjedhore që ishin pranë Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor. Ata nuk dëshironin të lejonin mbajtjen e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit. 14 prej tyre u prangosën.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gjyakata e matit gjyakata e matit

Sondazh

Poll