Aktualitet

Pallat në sheshin mes pallateve! Bashkia Tiranë ‘burgos’ banorët në Tiranë, ngre godinën mes pesë ndërtesave të tje

26 Korrik 2021, 13:34 Nga DOSJA
Pallat në sheshin mes pallateve! Bashkia Tiranë ‘burgos’

TIRANË– Në sheshin mes pesë pallateve ku supozohet se mund të vendoset ndonjë park lojërash apo pemë, po ndërtohet një pallat. Aktivisti Endri Tafani ka publikuar disa foto ku shihet se mes pallateve po bëhet një tjetër ndërtim, dritaret e të cilit do të jenë mjaft afër me dritaret e pallateve që janë të ndërtuar aktualisht rreth tyre.

Në këtë mënyrë Bashkia Tiranë i ka dhënë lejen një kompanie ndërtimi dhe ka shkelur rregullat më minimale të hapësirës publike mes banorëve të kësaj zone, gjë që shihet edhe me sy të lirë.

Statusi i plotë: E dini çfarë mund të bëhet në 100 m2 shesh në mes të 5 pallateve? Një pallat tjetër sigurisht. Aq afër ndërtimi i ri, sa praktikisht zëre se u ka vënë tulla dritareve të pallateve ekzistues. Praktikisht i ka burgosur në shtëpitë e tyre. Dilni në ballkon apo mos dilni fare më mirë, por nga dritarja e vendit ku jeni, hidhni një vështrim jashtë saj.

Vetëm beton ngjitur. Beton i shëmtuar ngjyra ngjyra. Aq afër me dritaren sa te merr frymën. Jemi të gjithë të burgosur në Tiranë. Tirana vdiq si qytet e nuk bëhet kurrë më. E bashkë me të dhe një pjesë e jona, sidomos e atyre që kanë jetuar në Tiranë tjetër. Por përveç vdekjes është dhe kjo puna e burgut që na mbajnë. Të burgosur përtej vdekjes. Nuk di më keq se kaq.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ndertime ne tirane ndertime ne tirane

Sondazh

Poll