Aktualitet

Të birin ia plagosi i shumëkërkuari nga EUROPOL, flet babai i Altin Gjokës: Nuk e di çfarë rruge do marrë djali kur të d

26 Korrik 2021, 14:00 Nga DOSJA
Të birin ia plagosi i shumëkërkuari nga EUROPOL, flet babai i

TIRANË– Babai i Altin Gjokës, një prej të rinjve që u plagos dy ditë më parë nga i shpalluri në kërkim Aldo (Iamandi), Zef Gjoka, ka treguar se i biri është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se shumë shpejt do të lërë spitalin. Në një prononcim për FaxNews, Gjoka tha se i plagosuri tjetër, Jetmir Marashi vijon trajtimin e kujdesit të vazhdueshëm mjekësor. Mrashi pritet të futet sërish në sallën e operacionit për nxjerrjen e predhës së marrë nga të shtënat me armë zjarri, që e ka ende në trup.

Zef Gjoka thotë se për ngjarjen ka folur shumë pak me të birin për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ndërsa mohon të ketë pasur njohje me autorin. Ai shton se sherri ka qenë i çastit pas një aksidenti të lehtë.

“Altini me Jetmirin po kalonin pranë zonës ku ka ndodhur edhe incidenti, një gërvishtje makinash me mjetin tjetër. Ne jetojmë në zonën e Unazës, me dy djemtë, ndërsa kam edhe dy vajza. Altini ka jetuar sa në emigracion sa në Shqipëri, kurrë nuk ka pasur probleme apo penalitete. Askush nga familja e autorit nuk më ka kontaktuar, as nuk i njoh as nuk di se nga janë. Unë kam folur shumë pak me djalin për ngjarjen, sepse nuk kam dashur ta lodh. Ka mbaruar një shkollë profesionale, ka qëndruar disa kohë edhe në emigracion, në Greqi. Është kthyer në Tiranë, jetojmë prej vitesh këtu që kur erdhëm nga Puka asnjë problem nuk kemi pasur me askënd. Djali nuk di çfarë rruge do të ndjekë pasi të dalë nga spitali, edhe pak kohë do qëndrojë sepse e ka marrë veten, por unë personalisht ia lë policisë dhe autoriteteve të bëjnë punën e tyre. Është detyrë e tyre ta zbardhin ngjarjen dhe nxjerrin përgjegjësit,”- tha Zef Gjoka.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 24 korrikut në një lokal në rrugën “Todi Shkurti”. Një gërvishtje makinash bëri që dy të plagosurit dhe autori të futeshin brenda një lokali pranë zonës për të kqyrur kamerat e sigurisë, por debate agravoi në përdorimin e armëve. Aldo (Iamandi) Gjini u shpall në kërkim dhe rezultoi të ishte një nga personat më të kërkuar në Europë me një dosje të gjatë kriminale.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aldo gjini aldo iamandi gjini altin gjoka jetmir marashi plagosje e dyfishte ne tirane zef gjoka aldo gjini aldo iamandi gjini altin gjoka jetmir marashi plagosje e dyfishte ne tirane zef gjoka

Sondazh

Poll